Aktualitet17 Janar 2023, 22:57

Misteri i Skënderbeut dhe Domenikës

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i Skënderbeut dhe Domenikës

Turqit u bënë zotër të Lisus. Hapën varrin e Skënderbeut. Copëtuan skeletin. Bënë hajmali, për tu bërë trima në luftë…

 Shkruan Mitro Çela

Lezhë. Me Ezmerkën. U ulëm për kafe…

-Të të tregoj një histori? …

Gazetar. Aty  nga viti 1973 me shërbim në Lezhë. Binaja e Muzeut.…Ngjita një palë shkallë. Shtyva një derë…

O Zot! Para meje një vajzë…

-Më quajnë Domenika! Jam cicerone. Më tha shefi tu shoqëroj…

Mu tha goja…Eca  si manar…Një “mister” në bukurinë e saj…

Domenika:-Do të dish ku është varri I Skënderbeut? E ka thënë Shoku Enver. Në vitin 1968 ka shkruar:

“Një prift gërmojë në katedralen e Shën Kollit. Gjeti një  kafkë…Ishte koka e Skënderbeut…”

Unë:- E kam lexuar…

Domenika:- OK! Ana Komnena. Nga Bizanti. Kur pa Lisus tha:

-Qytet I ngritur në ajër? E di pse? Sepse historia e Lezhës “noton” si në  ajër!…

Unë:-Po bukurija jote ku noton?…

Domenika:-Nuk di! Nuk  ngjaj as nga mami e as  nga babi?! …

Ezmerka:- Leri këto histori me çupulina! Kemi ardhur në Lezhë për Skënderbeun apo për Domenikën?…

Unë:- Sa më shumë  lexoj për Skënderbeun, aq më i thellë misteri…

Do doja të imitoja Eskilin. Kur  ai shkruante, nuk kishte libra ku të  mësonte  zanatin. Vetë e çpiku dhe deri më sot, askush nuk I afrohet…

Edhe puna e Skënderbeut?…Isha I “ngopur”, sa isha fëmijë, duke parë filmin “Skënderbeun”…

Ti mund të pyesësh:

-Ku u varros?

Përgjigja ime:

-Në katedralen e Shën Kollit. Bukur! Por  çfarë shkruajnë historianët?

Disa thonë  se katedralja, ka qënë pak më lart. Të tjerë shtojnë se katedralja ka qënë brenda kalasë…

E sakta?

“Mister”?!…

Ti mund të pyesësh ku është skeleti i  Skënderbeut?

Barleti ka botuar një libër në vitin 1510. Titulli:

“Historia e jetës dhe bëmat e Skënderbeut.” Ai shkruan:

-Turqit u bënë zotër të Lisus. Hapën varrin e Skënderbeut. Copëtuan skeletin. Bënë hajmali, për tu bërë trima në luftë…

Histori e bukur. Bindëse, sepse është shkruar disa vite pas  vdekjes së Skënderbeut…

Por në vitin 1968  arkeologu Dhosi Liperi hodhi idenë:

-Pas  vdekjes, të  afërmit e zhvarrosën Skënderbeni. E fshehën. Për të mos rënë në dorë të turqeve.

E besueshme. Bile  ishin vetë të afërmit, që  hapën legjendën e bërjes së hajmalive me kocka  të Skëndërbeut, në mënyrë  që të mos kërkohej ku ishte varri I vërtetë.

Ndoshta këtë tezë ka dashur të “shesi”  edhe Barleti…

Por Dhosi Liperin nuk e besojë  njeri, sepse zbulimin e kishte bërë shoku Enver…

Sot. Arkivat  austriake dhe turke, e vërtetojnë  deri diku këtë tezë.

-E vërteta?

-Mister…

Ti mund të më pyesësh mua:

Pse nuk u varros në Krujë? Kruja ishte kryeqyteti. Kishte kala të fortë…

Edhe këtu ka mister…

Por ka një hipotezë. Në  zgjedhjen e Lezhës, ka vendosur tradita e kastriotëve. Ata janë varrosur në kisha ose  katedrale, që kanë pasur për  zëmre për së gjalli.

Vëllai i Skëndërbeut, Raposhi, është varrosur në Malin e Shënjtë në Greqi.

Donika, gruaja në Valencë të Spanjës.

Nipi, Kostandini, djali I Gjonit është varrosur në Napoli.

Motra, Maria, e martuar me një princ nga Mali I Zi, është varrosur në një kishë në ishulin Komi, në Liqenin e Shkodrës…

Ezmerka:- Ka ndonjë të vërtetë pa mister?…

-Po. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468. Nga malarja…

Morëm  rrugën drejt Muzeumit…Dera mbyllur me dryn…Bëmë të  kthehem…Drejt nesh erdhi një  djalë. Në dorë mbante çelësin…

-Jam ciceroni. Më quajnë Indrit Vokshi. Erdha  sepse jemi miq në FB…

Na tha. Origjinal është vetëm   një faqe muri dhe këto dy afreske. Të tjerat janë bashkuar në vitin 1981.

Busti I Skënderbeut nga Odise Paskali…

Pllaka prej  graniti. Mbi pllakë shpata dhe përkrenarja…

Pyeti Ezmerka:

-Janë kopje të origjinalit në Vjenë?…

-Nuk ka asnjë lidhje. Atje shpata është shumë e vogël…Kjo përkrenare  është dhuratë nga Italia. E kohës  kur luftonte Skënderbeu…

-Edhe këtu mister,- tha nën zë Ezmerka…

Ndërsa ciceroni mbyllte derën, mu kujtua një histori.

Mojkom Zeqo drejtor i Muzeut Kombëtar në Tiranë. Po inagurohesh  pavjoni i nënë Terezës. Vjen kryeministri Nano.

I thotë Mojkomi:

-Kam gjetur dokumente interesante për Skënderbeun. Do bëj një libër…

Nano nuk foli.

Ja përsëriti pyetjen Mojkomi:

Tha kryeministri:

-O Komi! Boll me Skënderbeun? E di ti  që ai ishte 1.64 centimetra I gjatë?…Për të mos zbuluar gjatësinë, flinte mbi kallë…

-Historia e Lezhës është shumë e pasur. -Tha ciceroni. –

Guri I parë është hedhur në shekullin e katërt, para Krishtit.

Kanë dërguar kolonët e tyre romakët. Pastaj e pushtoi Bizanti. Dërguan edhe  ata kolonë.

I vendosën tek ajo  kodra. Ka një fakt misterioz:

Disa nga banorët e asaj lagjeje, kanë një tjetër pamje nga lezhianët…

Punë genesh.

Ndoshta të konservuara nga bizantinët…

U ulëm përsëri për kafe…

-Pse ke rënë në të thella? -tha Ezmerka…

-Sepse më duket zbulova  “misterin” e bukurisë së Domenikës.

Ndoshta geni i saj ka lidhje me Bizantin…

-Je  bërë për të  qarë hallin me këto broçkulla, qeshi Ezmerka…

Forum Mitro Çela Skënderbeu