Aktualitet19 Nëntor 2022, 20:03

Misteri i telefonatës së fundit dhe konflikti me shoqen e dhomës, kush e dhunoi 22-vjeçaren keniane?

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i telefonatës së fundit dhe konflikti me shoqen e dhomës,

Nëna e 22-vjeçares keniane të dhunuar në Tiranë ka rrëfyer bisedën e fundit me të bijën përpara se të humbte kontaktet me të më 13 gusht.

Ajo tregoi se vetëm 5 minuta pas mesazhit të fundit, rreth orës 15:25 e bija nuk i ishte përgjigjur më derisa mori mesazhin nga shefi i kazinosë ku ajo punonte që e lajmëroi se Xhoi kishte pësuar një aksident.

Ruth ngre dyshimet se dikush e ka telefonuar te bijën të hapte portën e jashtë të pallatit që mund të hapjen vetëm, nga brenda, që mund te jetë edhe personi që e dhunoi barbarisht.

“Çështja tjetër është porta, kanë një portë të madhe që duhet të qëndrojë  e mbyllur nga jashtë dhe e hapur nga brenda. Nëse je jashtë, duhet të kesh çelësa. Për mua ato 5 minuta pasi ime bijë më shkroi mesazhin e fundit, mori një telefonatë nga dikush që të hapte atë portë. Ndoshta zbriti të hapte derën për dikë që nuk e njihte mirë”, tha Ruth për “Euro News”.

Nëna e 22-vjeçares nga Kenia tregoi momentin kur vajza e saj dhunohet nga shoqja e dhomës.

Me lot në sy ajo tregon videon ku shoqja e vajzës së saj shfaqet shumë agresive ndaj 22-vjeçares, e cila prej 2 muajsh ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

“Gjithçka shkonte mirë deri në gusht. Njëra nga vajzat ganeze e të cilat ndante apartamentin erdhi nga puna në orën 7 dhe nisi t’i bërtiste. E pyeta: çfarë ke bërë? Gabimi që kam bërë është se hëngra dhe e lashë pjatën në lavaman”, tregon Ruth.

Zënka ishte banale për disa flokë të lënë në karrige dhe një pjatë, por Xhoi nuk e dinte që ky ishte fillimi i problemeve

“Kjo u bë shumë e madhe, i kam të gjitha telefonata ku Xhoi më thoshte: mami jeta ime është në rrezik. I sugjerova to bënte një video që ata që i kishin dhënë apartamentin ta zhvendosnin dhe funksionoi; vajza në fjalë e sulmoi egërsisht duke i kërkuar llogari pse po e filmonte”, thotë Ruth teksa tregon videon.

Aktualitet Dhuna Kenia