alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Misteriozi” Nursen Metuli i Blendi Gonxhes, 10 milionë Euro tendera për gjurmim makinash me “GPS”

20/06/2022, 10:34
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
“Misteriozi” Nursen Metuli i Blendi Gonxhes, 10 milionë Euro tendera për gjurmim makinash me “GPS”

“Misteriozi” Nursen Metuli i Blendi Gonxhes, 10 milionë Euro tendera për gjurmim makinash me “GPS”

Urojmë, që “punë-shumti e punë-mbaruari” Nursen Metuli i drejtorit Blendi Gonxhja, të mos dëgjojmë që është prangosur apo kërkohet nga drejtësia italiane, greke, qipriote, belge apo turke. Siç i ndodhi dhe Agim Kajmakut, të cilit Gonxhja i ka dhënë miliona lekë tenderë lulesh, fidanësh e plehu, kur ishte drejtor i ndërmarrjes së Parqe-Gjelbërimit të Tiranës.

Nuk bëhet fjalë për Nusretin e Dubait, ku kryeministri Rama me ministreshat, ministrat, këshilltarët e disa oligarkë të afërt, shkojnë shpesh fundjavave e denden me bifteqe 1000 USD e relaksohen në hotele, që siç thotë Rama, i paguan sheiku Alabbar i Portit të Durrësit.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Personazh i këtij shkrimi është Nursen Metuli, sekseri publik dhe ortaku ilegal i Drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, pronar 100% i firmës “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION Sh.p.k”, që përveç tregtimit të produkteve ushqimore, shit-blerjeve të makinave, merret dhe me biznesin e sistemit “GSP”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Këtë firmë, Nursen Metuli e ka krijuar në muajin qershor 2012, me një lazaratas të quajtur Erjon Basha dhe përmetar të quajtur Rogert Jashari, të cilët në muajin korrik 2016 e në muajin tetor 2019, ia kanë dhuruar 66% të kapitalit me vlerë totale afro 2 milionë Euro.

Përveç krushqisë, drejtorin Blendi Gonxhja dhe Nursen Metulin, i ka lidhur fakti që shumë makina në pronësi të Gonxhes, janë loguar dhe qarkullojnë, shiten e jepen me qira, si makina të firmës “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION Sh.p.k” të Metulit.

Por përveç kësaj, lidhjet e tyre kanë ndikuar dhe në tenderët që institucionet shtetërore, sajojnë për shërbimin “GSP” të makinave zyrtare, të cilët në 9 vite pushtet i ka marrë vetëm firma “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION Sh.p.k”.

Sipas të dhënave që disponon “Pamfleti”, rezulton se në vitet 2014-2022, firma e krushkut, sekserit dhe ortakut ilegal të drejtorit Blendi Gonxhja, ka marrë 10 milionë Euro tenderë, të gjitha pa garë, për gjoja “shërbim emergjence”, me dokumente false, me 100% të fondit limit e specifikime të sajuara, vetëm për të justifikuar procedurat si fitues.

Nuk është rastësi, që pikërisht kjo firmë fiton gjithë tenderët, madje dhe tenderë për shërbim “GSP” kamionçinash, zetorësh e fadromash të ndërmarrjeve të gjelbërimit të bashkisë Tiranë dhe deri te bashkitë Finiq e Ersekë.

Po kështu, nuk është rastësi, që kodet e “GSP” që përdor firma “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION Sh.p.k” e Nursen Metulit, e kanë serverin të përbashkët me Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe me firmën e makinave me qira e shërbimit taxi “Albarent shpk”, që është 100% në pronësi të drejtorit Blendi Gonxhja.

Urojmë, që “punë-shumti e punë-mbaruari” Nursen Metuli i drejtorit Blendi Gonxhja, të mos dëgjojmë që është prangosur apo kërkohet nga drejtësia italiane, greke, qipriote, belge apo turke.

 

 

 

Siç i ndodhi dhe Agim Kajmakut, të cilit Gonxhja i ka dhënë miliona lekë tenderë lulesh, fidanësh e plehu, kur ishte drejtor i ndërmarrjes së Parqe-Gjelbërimit të Tiranës.

Sepse kemi informacion, që dhe nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Nurseni i 10 milionë Euro tenderë për gjurmimin e makinave, është në listën e gjurmimit prej agjencive ligj-zbatuese, për punët pista që bën, madje dhe nga SHISH, te i cili ka marrë 11 milionë lekë tender për shërbimin “GSP”./Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

“Trekëndëshi fatal i vdekjes”, si u ekzekutuan anëtarët e klanit mafioz në të njëjtin vend në Budva

Sanksionet nga Perëndimi, Rusia bëhet furnizuesi më i madh i naftës në Kinë

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In