Bota24 Shtator 2018, 14:07

Miti dhe e vërteta, jeta e grave në vendet e Lindjes pas dyerve të haremit

Shkruar nga Pamfleti
Miti dhe e vërteta, jeta e grave në vendet e Lindjes pas dyerve

Miti dhe e vërteta, jeta e grave në vendet e Lindjes pas dyerve të haremit

Sipas atyre që kemi dëgjuar e parë, gratë dhe vajzat në Lindjen e mesme kanë qenë gjithmonë të nënshtruara ndaj gjinisë mashkullore. Të gjithë e dimë që në këto vende martesa me shumë gra është e lejueshme gjithashtu kemi dëgjuar që vajzatë janë të

Martesa të rregulluara nga prindërit

Gjysma e martesave në vendet arabe janë ende të rregulluara sipas vullnetit të prindërve. Por, në qoftë se nusja nuk e pëlqen dhëndrin, martesa nuk bëhet. Nënshkrimi i kontratës së martesës është i detyrueshëm. Mosha minimale e martesës është 18-vjeç.

Ceremonitë e dasmave

Në vendet arabe, nusja dhe dhëndri bëjnë dasma të ndara në ditë të ndryshme. Dasma e nuses bëhet e thjeshtë ndërsa ajo e dhëndrit sa më luksoze aq më mirë. Konsumimi i çdo lloji alkooli është i ndaluar.

Poligamia

Shumica e martesave në Arabi janë monogame, jo të gjithë burrat kanë mundësi financiare të mbajnë më shumë se një grua. Martesa e parë është më e rëndësishmja dhe gruaja e parë është më e rëndësishme. Nëse do, një burrë arab mund të marrë një grua tjetër, por ajo duhet të aprovohet fillimisht nga gratë e tjera.

Divorci

Sipas traditës së vjetër, një burrë i gatshëm të divorcojë gruan e tij duhet ta përsërisë frazën “Unë të jap divorcin” 3 herë. Pas ndarjes gruaja duhet të qëndrojë për disa ditë në shtëpi që të sigurohet që nuk është shtatzënë. Një grua mund të aplikojë për divorc vetëm nëse një burrë nuk e mban me gjithë të mirat, në të kundër gjykatësi do të mbajë anën e burrit.

Të drejtat e grave

Gratë arabe ishin ndër të parët që morën të drejtën për t’u martuar sipas dëshirës së tyre, për nisur divorcin dhe për të pasur pronën e tyre. Një herë në javë, të gjitha plazhet, pishinat dhe sallonet e bukurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të hapura vetëm për gratë. Gjithsesi, gruaja e një myslimani mund të bëjë gjithçka, por me lejen e burrit.

Veshja

Gratë duhet të fshehin trupin e tyre nën rroba të lirshme. Ata mund të veshin çfarë të duan nën këto rroba të lirshme: minifundet, xhinse dhe pantallona të shkurtra. Kjo sepse bukuria e saj është vetëm për burrin e saj dhe burrat e tjerë nuk duhet ta shohin atë. Kuvajti është i vetmi vend arab ku gratë mbajnë rroba evropiane jashtë shtëpive.

Edukimi dhe punësimi

Nëse një grua dëshiron të arsimohet, askush nuk e ndalon. Shumë vajza madje shkojnë jashtë për të studiuar. Në Jordani, vetëm 14% e grave janë analfabete, madje shumë prej tyre bëjnë karrierë. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, 2% e drejtuesve janë gra, 20% e pozicioneve administrative janë të zëna nga gratë, dhe 35% e forcave të punës në vend janë gra.

Bota E vërteta gra me shami jeta