Bota19 Nëntor 2022, 19:04

Mizori në Kherson/ Rusët qëllojnë drejt civilëve ukrainas teksa u shpërndahej bukë

Shkruar nga Pamfleti

Në fshatin Belozerka në rajonin e Khersonit , ushtarët rusë kanë qëlluar në një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare, ndërsa qytetarëve po u shpërndahej bukë.

Ushtarët rusë kanë qëlluar drejt civilëve të pa armatosur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë pesë persona.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko i cili konfirmoi sulmin e ndodhur në qytetin Bilozerka, në perëndim të qytetit të Kherson.

Terroristët rusë qëlluan në një pikë humanitare gjatë shpërndarjes së bukës. Ndodhi në Belozerka në rajonin Kherson. Pesë persona u plagosën,” tha ai.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se më shumë se 16,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, por Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

Bota #Kherson #Qëllojnë Civilet