
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka varur shpresat te Evi Kokalari për të sjellë bashkimin e PD. Shumë deputetë e braktisën protestën e së enjtes, duke mos i shkuar pas avazit deputetit non grata.
Por duket se në mes ka hyrë dhe “ambasadorja e Trump”, Evi Kokalari”, e cila ju është drejtuar me një mesazh kritikave të Berishës. Sipas saj, ka ardhur koha që ata të ikin nga Basha dhe të kthen në besnikë të doktorit.
Postimi i Evi Kokalarit:
Për deputetët Orjola Pampuri, Kreshnik Collaku, Jorida Tabaku, Flutura Açka e disa të tjerë që vazhdojnë vegjetojnë nën hijen e Bashës;
Nëse mendoni se nuk i detyroheni asgjë kësaj partie, kujtohuni se i detyroheni diçka popullit që ju paguan rrogat.
Ai popull ju foli dhe juve në 7 Korrik, sepse ai është popull fukara dhe në nevoje të domosdoshme për ndihmë nga çdo politikan që i ka ngelur një gram llogjik për të luftuar Edi Ramën.
Ky është momenti të dilni hapur dhe ti bashkoheni shumicës, dhe pse jo të bëheni zëra të forte të opozitës. Çdo vonesë, do reflektoj shumë keq në karrierën tuaj politike.
Besnikëria juaj i përket kombit, jo interesave e Lulzim Bashës & co.
Koha për bashkim është SOT.
Dyert e PD janë hapur për ju.
Çfarë prisni?