Aktualitet24 Shtator 2018, 20:35

‘Mjekët ikën, janë vetëm veteranët’, Rama gjunjëzohet para qytetarëve: E vërtetë, mungojnë specializantët

Shkruar nga Pamfleti
‘Mjekët ikën, janë vetëm veteranët’, Rama

'Mjekët ikën, janë vetëm veteranët', Rama gjunjëzohet para qytetarëve: E vërtetë, mungojnë specializantët në shëndetësi

Kryeministri Edi Rama është vënë me shpatulla pas murit nga qytetarët, lidhur me kushtet skandaloze nëpër spitalet e vendit. Rama ka pranuar kokëulur para qytetarëve se ka shumë probleme në këtë sektor dhe se mungojnë specialistët, duke sqaruar se kjo ndodhi për shkak të mbylljes së shkollës në mënyrë absurde.

Në rubrikën e tij ‘Përgjigja ime’, kreu i qeverisë replikoi me një yqtetare, e cila i tha se është e kotë që po rregullohen 300 qendra shëndetësore, pasi nuk ka mjekë të punojnë në to.

Sipas qytetares me emrin Albana, të cituar nga Rama gjatë replikës së tij, në këto qendra shëndetësore kanë mbetur vetëm veterinerë, pasi mjekët kanë ikur në Gjermani. Në përgjigjen e tij, Rama tha se sot kuotat e mjekëve janë të plotësuar, por ka dhe 400 të tjerë që janë në kërkim të një pune.

“Ti nuk je dakord për rilindjen e 300 shëndetësore, pasi sipas teje mjekët  kanë ikur nga Shqipëria dhe kanë mbetur vetëm veterinerë. Për vet faktit grotesk që trajtohet sot, e vërteta është se pavarësisht mjekëve, vendi ynë nuk ka asnjë mungesë objektive mjekësh.

Figurojnë 1400 mjekë që kërkojnë punë. E vërtetë mungojnë specializantët, pasi u mbyll në mënyrë absurde shkolla, por kjo shkollë u hap sërish dhe këtë vit dalin specialistët e parë”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri tha se ka dhe nga ata mjekë që kanë lënë emigrimin dhe janë kthyer në Shqipëri për të punuar.

Aktualitet Edi Rama Mjekët Shendetesia