
Mjekët kundër Ramës: U kujtove vonë, nuk bëjnë punë masat e tua
Doktori Ibrahim Bruka, mjek në klinikën kirurgjikale në QSUT kka dalë kundër deklaratës së kryeministrit Rama, se do të ashpërsohet kuadri ligjor për dhunën kundër mjekëve.
Sipas tij, vetëm ashpërsimi i kodit penal, nuk do të mund ta ndalë dhunën ndaj mjekëve. Nisur nga eksperienca, mjeku arrin në konkluzionin se problemet janë shumë herë më të thella nga sa kërkon t’i paraqesë qeveria që sipas tij është kujtuar shumë vonë për rregullimin e bazës ligjore në mbrojtje të bluzave të bardha.
I të njëjtit mendim është edhe doktor Genti Stroni, një prej mjekëve të dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës. Mjeku argumenton nevojën e një analize të thellë të shkaqeve që çojnë drejt dhunimit të bluzave të bardha.
Sipas Stronit me rënien e diktaturës ka ndodhur një diferencimin në kahun negativ në vlerësimin e punës së mjekut, që deri para viteve 90 paguhej njësoj si juristi në sistemin e drejtësisë.