Aktualitet25 Maj 2018, 19:39

Mjekët na e tregojnë arsyen se pse kemi të nxira në trup edhe kur nuk përplasemi. Dhe nuk është aspak gjë e mirë!

Shkruar nga Pamfleti
Mjekët na e tregojnë arsyen se pse kemi të nxira në trup

Shpesh herë ndodh që trupi të na nxihet pa u vrarë, ose me një të përplasur shohim që lëkura mërr ngjyrën e zezë.

Por, çfarë do të thotë kjo për trupin e njeriut? Sipas asaj që thonë mjekët, nxirja edhe atëherë kur përplasemi është tregues i asaj që organizmi ynë nuk po funksionon siç duket.

Kjo lidhet me katër veçori:

1.Marrja e medikamenteve të caktuara: 

Në qoftë se po trajtoheni me medikamentet e mëposhtme si antidepresantët, analgjezikët, ilaçet për trajtimin e astmës apo suplementet e hekurit, nuk është aspak çudi që të keni vazhdimisht shenja të nxirash dhe mavijojse të lëkurës. Një tjetër ilaç i njohur që shkakton të nxira është aspirina.

2.Çrregullimet hormonale: 

Çrregullimet hormonale ndikojnë po ashtu në shfaqjen e të nxirave në trup, sidomos nëse keni rënie të nivelit të estrogjenit. Si pasojë e mungesës së tij, muret e venave dhe kapilarëve të gjakut bëhen më të dobëta se zakonisht dhe dëmtohen më lehtë.

3.Diabeti:

 Ulja e nivelit të sheqerit në gjak ndikon drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut duke dobësuar ndjeshëm kapilarët, si rrjedhojë jeni më të predispozuar për të shfaqur shenja të nxirash. Këto të fundit jo në pak raste klasifikohen si simptomë e diabetit.

4.Mungesa e vitaminave dhe substancave ushqyese: 

Mungesa e vitaminave të tilla si B12, vitamina K, C dhe vitamina P, si dhe mineraleve të tilla si hekuri dhe kaliumi ndikojnë në shfaqjen e të nxirave.

Shendeti