
Policia ka vënë në pranga dy mjekë dhe një infermier në Fier, pasi dyshohet se i kanë ofruar ndihmë shëndetësore Nuredin Dumanit.
Ky i fundit u plagos me armë zjarri gjatë një përplasje me të shumëkërkuarin Talo Çela në Elbasan, por më pas u strehua në Fier. Ai qëndronte në një apartament afër spitalit dhe policia ka zbuluar se dy mjekët Juljan Malaj e Ermal Gjeçi dhe një infermier i kanë shkuar në banesë duke e mjekuar. Ata janë arrestuar për moskallëzim krimi.
Një hetim që po prokuroria e Elbasanit po kryente për një grup trafiku në Fier, zbuloi edhe drejtimin se nga ishte larguar personi që drejtonte makinën.
Në përgjime dëgjoheshin të flisnin persona të shqetësuar, sepse i plagosuri kishte nevojë për ndihmë mjekësore. RENEA dhe forcat speciale u drejtuan drejt Fierit sepse kuptuan se duhet të viheshin në kërkim të Nuredin Dumanit.