Aktualitet 3 Prill 2022, 13:06

Mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, gjykata nxjerr nga qelia mjekët

Shkruar nga Pamfleti
Mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, gjykata nxjerr nga qelia

Gjykata e Elbasanit ka nxjerr nga qelia dy mjekët dhe infermierin, të cilët mjekuan në banesë Nuredin Dumanin. Ky i fundit mbeti i plagosur në shpinë pas një konflikti të armatosur në Elbasan dhe u strehua në Fier pranë spitalit. Dy mjekë dhe një infermier i asistuan në banesë duke mos njoftuar policinë.

Ata u arrestuan nga policia dhe dolën apra gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për dy mjekët Julian Malajn dhe Ermal Gjeçin. Ndërsa infermierit Bledi Bërdalli i është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Ngjarja në fjalë ndodhi në aksin Peqin-Elbasan, ku një makinë “BMW” u gjet e braktisur dhe e bërë shoshë nga plumbat. Aty dyshohej të ketë qenë Talo Çela, një ndër personat më të kërkuar në vend, i akuzuar për shumë vepra penale. Sipas policisë, Dumani dhe Çela kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre. Pas hetimeve dhe falë një telefonate, policia ra në gjurmët e Nuredin Dumanit, i cili u arrestua në Fier.

Aktualitet #Dumani gjykata mjeke