Bota19 Nëntor 2022, 16:08

Mjerimi i ushtrisë ruse, ushtarët e Putinit kapen duke vjedhur frigoriferë dhe lavatriçe në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Mjerimi i ushtrisë ruse, ushtarët e Putinit kapen duke vjedhur

Nuk kanë fund çudirat nga ushtria ruse. Të shumtë janë ata që thonë se ushtarët rusë janë në gjendje të mjerueshme, pa ushqime dhe pa paga, por duket se kjo po fillon të konfirmohet.

Putini ka urdhëruar që ushtarët të largohen nga Khersoni dhe kjo ka bërë që ushtarët të bastisin dyqanet. Disa ushtarë janë filmuar gjatë një tentative për të vjedhur frigoriferë, lavartriçe dhe soba.

Pamjet tashmë janë publikuar në rrjetet sociale teksa përveç elektroshtëpiakeve, shihet edhe një motoçikletë.

Theksojmë se kjo nuk ishte hera e parë që rusët përpiqen të vjedhin pajisje nga shtëpitë e ukrainasve gjatë tërheqjes së forcave ushtarake. Pak ditë më parë madje u denoncua dhe vjedhja e kafshëve në një kopsht zoologjik.

#Russian occupiers once again tried to steal washing machines and refrigerators. pic.twitter.com/hPkDl5yXEn

— NEXTA (@nexta_tv) November 19, 2022

Bota lavatrice ushtare ruse