
Moderatori i njohur: Luizi e "ha" Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë
Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t’i prishte lojën.
Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat e lojës, Luizi e ha Butrintin për mëngjes.
“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë”, tha Blendi
Ditën e djeshme këngëtari u shpreh se i vetmi që mund të prish raportin me tij dhe moderatores Kiara Tico është pikërisht ish- i dashuri dhe njëkohësisht këngëtari Butrint Imeri
Këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet,”-ka shtuar Luizi.
Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra të personave që nuk ndodhen aty.