Showbiz17 Mars 2019, 19:58

Moderatorja “i përvishet” komentueses, nuk jemi në komunizëm për të qenë të barabartë

Shkruar nga Pamfleti

Moderatorja "i përvishet" komentueses, nuk jemi në komunizëm për të qenë të barabartë

Të dielën e duam për vete, të mos shqetësohemi për veshjet, flokët apo punën. Kemi nevojë të pushojmë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Edhe Alketa Vejsiu ka postuar një foto nga e diela e saj ku shkruan: “E diel me flokët rrëmujë! S’ka më rehat! Ditë të bukur të gjithëve!”

Dhe pse fotoja dallohet për thjeshtësinë e një të diele, një ndër komentueset bëri një kritikë:

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm.”

Dhe kjo nuk mbeti pa një përgjigje nga Alketa.

“I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem.”- ka përfunduar moderatorja.

Në fakt ka shumë personazhë të njohur që bëjnë bamirësi, por zgjedhin të mos e bëjnë publike në asnjë moment. Prandaj është mirë të mos gjykojmë nga rrjetet sociale e të shijojmë të mirat e përbashkëta si për shembull diellin e një fundjave.

Showbiz Alketa Vejsiu Komentuesja komunizmi