Showbiz 7 Qershor 2019, 04:55

Moderatorja Julka Gramo feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Shkruar nga Pamfleti

Moderatorja Julka Gramo feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Julka Gramo është një nga moderatoret më të njohura. Ajo feston sot plot 39 vite jetë dhe mënyra më e mirë që ka zgjedhur për t’ja kaluar mirë në këtë përvjetor është prania e miqve të ngushtë dhe e bashkëshortit të saj.

Partneri i saj Andi, I ka organizuar një festë mjaft të bukur mes miqsh. Megjithatë momenti që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë ai i tortës që është edhe pika kulminante e festimeve. Julka është surprizuar nga miqtë me një tortë që ka sipër dy qirinj që shënojnë numrin 19 në vend të 39-ës.

Sigurisht ky detaj i ka argëtuar të gjithë, por veçanërisht Julkën, e cila disa video i ka publikuar në ‘Instagram’. Ky veprim komik ka filluar të aplikohet në masë nga personazhet e showbizit. Megjithëse vitet kanë kaluar duhet pranuar se Gramo vazhdon të duket bukur dhe shumë e freskët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

Showbiz ditëlindjen Feston foto nga festa Julka Gramo