Sport17 Qershor 2018, 16:40

Modric e ka me Messin, nga “El Clasico” te Botërori “thumbimet” nuk mbarojnë

Shkruar nga Pamfleti
Modric e ka me Messin, nga “El Clasico” te Botërori

Kapiteni i Kroacisë, Luca Modric, është i qetë, shumë më i qetë se “ylli” i Argjentinës, Lionel Messi. Ekipi ballkanas e nisi mjaft mirë botërorin, pasi fitoi 2-0 me Nigeri në një ndeshje ku rëndësi kanë 3 pikët. Nga krahu tjetër, Argjentina barazoi me Islandën me rezultatin 1-1. 

Ndeshja e radhës do të jetë ajo mes Kroacisë dhe Argjentinës. Lojtari i Real Madrid-it mendon se skuadra e tij mund të fitojë ndaj Argjentinës. Në fakt, kjo është një sfidë mes tij dhe Lionel Messi, pasi në Rusi do të luhet një “El Clasico” i vogël. Rivaliteti i Real Madrid-it dhe Barcelona-s dihet.  

“Ne do të luajmë një ndeshje shumë të mirë kundër Argjentinës. Padyshim që do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se mund të marrim tre pikët. Do të luajmë për fitore, sepse ky rezultat na jep mundësinë të realizojmë objektivin e parë që i kemi vënë vetes në Rusi. Duhet të bëjmë më të mirën tonë për t’ia dalë mbanë. I gjithë presioni është mbi Argjentinën, sepse nuk mund të humbasë”, – u shpreh Modric.

Sport Argjentina Kroaci Luca Modric