Aktualitet 6 Maj 2019, 12:24

Mogerini së shpejti në Tiranë, Soreca i prerë: Ndërmjetësimi nuk është në axhendë

Shkruar nga Pamfleti
Mogerini së shpejti në Tiranë, Soreca i prerë:

Mogerini së shpejti në Tiranë, Soreca i prerë: Ndërmjetësimi nuk është në axhendë

Ndërsa pritet që më 8 maj Frederica Mogerini të vizitojë Shqipërinë, ambasadroi i BE, Luigi Soreca deklaroi se nuk është në axhendën e BE ndërmjetësimi.

“Ndërmjetësimi nuk është në axhendë për momentin. Është detyrë e qeverisë dhe politikës duhet të gjejnë dakordësinë dhe të tejkalojnë këtë ngërç”, është shprehur Soreca.

Paraditen e sotme Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri prezantoi programin Java Europiane, në kudër të së cilit Soreca tha se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të zgjidhen problemet e emigrimit.

Ai gjithashtu u ndal ënvizoi faktin se të rinjtë duhet të flasin për shqetësimet e tyre dhe për aspiratat, ku aderojnë të shkojnë.

 “I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit  të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre’”-tha  ai.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Shqipëria është një fazë të rëndësishme dhe pret çeljen e negociatave. Ministri në detyrë shtoi se popullsia shqiptare në shumicën dërrmuese synon dhe dëshironi të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Java e Europës është më pak festë se sa obligime dhe angazhime institucionale. Kjo javë është vetëdijesim. Kjo javë do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh.  Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë një mundësi shtesë për aspiratat që kemi.Shqipëria është prej vendeve më të reja sa i takon moshës. Vitaliteti i shoqërisë nuk qëndron thjesht nga mosha  e saj, por jemi në një masë mbi 90 % që mbështesim integrimin në BE”-shtoi ai.

Aktualitet