Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko ka debatuar ashpër me anëtarin e grupit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, sa i përket dhunës së përdorur në protestën e thirrur nga Sali Berisha, para ambienteve të Selisë Blu.
Të ftuar në “Open”, ka qenë komenti i Këlliçit se protestuesit nuk dhunuan por u dhunuan, ajo çka nxiti reagimin e Bejkos, i cili theksoi se i kishte akoma shenjat në trup nga goditjet e protestuesve.
“Unë nuk dua të bëj viktimën këtu, por mua më gjuajtën, unë tërë natën kam vjellë, kam marrë mikun tim doktor në telefon, dhe më tha mund ta kesh nga goditja emocionale. Kam goditje në trup, në sup, në ije. Nuk mund ta mohoni dhunën. A do që ta heq xhaketën këtu? Ta bëj si Lela para Ramës?”– tha Bejko.