Aktualitet23 Korrik 2018, 22:06

Mollët kalben në Dibër e Korçë, burgjet blejnë 175 mijë kg. mollë frigoriferi importi, 30% më shtrenjtë

Shkruar nga Pamfleti

Pamfleti

Nëse shteti blen prodhimet shqiptare, kursen 1.6 milion euro në vit

Është folur mijëra herë, për nxitjen e prodhimit vendas në sektorin e bujqësisë, janë harxhuar mbi 75 milionë euro grande të huaja, mbi 1100 fermerë shqiptarë kanë marrë afro 140 milionë euro kredi bankare me interesa të larta, për krijim plantacionesh me pemë frutore.

Por prodhimet, po u kalben në magazina e fusha, pasi tregun vendas e kanë zaptuar frutat e importit, që “bëjnë ligjin” në tregun shqiptar, duke u shitur me shumicë tek entet shtetëror, me çmime 2 herë më të larta e me cilësi shumë të ulët, se çmimet dhe cilësia që ofrojnë femerët tanë.

Një absurd i tillë ka ndodhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me praktikën e blerjes së mollëve për konsum në burgje e cila, sipas njoftimit zyrtar, ka blerë 175 mijë e 200 kilogramë mollë nga Maqedonia, nëpërmjet tenderit (por edhe fruta të tjera).

Burime nga kjo drejtori, konfirmojnë se mollët e “prenotuara” nga importi me afat kontrate konsumi për 2 vjet, janë prodhim i “vjetër” 2-3 vjeçar, të mbajtura në dhomat frigoriferike, ndërsa çmimi i përdorur në këtë blerje është 50% më i lartë, se cmimi me të cilin i “lëshojnë” mollët fermerët shqiptarë, nga frika se u mbeten stok.

Nuk dihet saktësisht, se cila “dorë” e dirigjon këtë lojë tregu importi, që po lë stok prodhimin shqiptar, por dihet fakti se sasia 175 mijë kg. mollë, do të ishte një ndihmesë e madhe fiannciare për fermerët shqiptar, nëse do të blihej prej tyre, gjë të cilën duhet ta bëjë qevria me ndërhyrje urgjente, për t’i dhënë fund blerjes së produkteve të importit me çmime të larta e cilësi të ulët, duke lënë të kalben miliarda lekë prodhim shqiptar nëpër fiusha e magazine, siç ndodhi me fermerin nga Dibra, i cili preu fermën e qershive, mbasi i ngeli prodhimi stok, megjithëse e me 30% të kostos!

Janë mijëra kilogramë mollë që kalben çdo vit në Dibër, Korçë, Burrel, Tropojë, Kukës, Pogradec e Kolonjë, sepse edhe vetë shërbimet shtetërore si burgje, spitale, kopshte e çerdhe fëmijësh, qendra sociale, ushtria dhe policia e blejnë këtë produkt me tender nga importi, me cilësi të ulët e çmime 50% më të larta se mollët që ofrojnë fermerët shqiptarë. Nëse shteti, për nevojat konsumatore të enteve të tij, blen vetëm mollët prodhim vendas, kursen 1.6 milionë euro në vit, ndërsa dhe fermerit i mbetet vetëm një sasi e vogël për konsum vietik e shitje ditore me pakicë!/Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore