Showbiz 6 Shkurt 2023, 14:17

Moment epik në Grammy Awards! Rock i bën realitet ëndrrën Adele (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Adele arriti ëndrrën e saj për të takuar Dwayne “The Rock” Johnson në çmimet Grammy të këtij viti.

Momenti epik u orkestrua nga prezantuesi i Grammy- t, Trevor Noah , i cili e nisi shfaqjen e së dielës duke iu afruar tryezës së Adelës gjatë monologut të tij hapës dhe duke zbuluar disa fakte  pak të njohura për këngëtaren britanike.

“Kjo është një nga gjërat më të çuditshme që kam zbuluar: Personi që Adele ka dashur gjithmonë ta takojë, por kurrë nuk e ka pasur mundëainë, është Dwayne Johnson”, tha ai para audiencës së mbushur me yje në ceremoninë e 65-të vjetore. “Kam zbuluar se ai është gjithashtu një fans i madh i juaji.”

Adele and The Rock finally met! ? #GRAMMYs pic.twitter.com/hRgBmyNcRj

— Adele Access (@AdeleAccess) February 6, 2023

“Adele takohet me The Rock, The Rock takohet me Adele! Për herë të parë !” tha Noah. “Në rregull, ju të dy njihuni, ne duhet të vazhdojmë shfaqjen!”

Në Dhjetor 2021, Adele e përshkroi si “të mahnitshëm” Jonhson.

“Unë isha fansja më e madhe e tij kur isha më e re,” tha ajo gjatë një paraqitjeje në kanalin YouTube NikkieTutorials. “Më dërgoi lule një ditë më parë, sepse ai dhe gruaja e tij nuk mundën të vinin shfaqjen time. Fjalë për fjalë, gati sa nuk rashë nga karrigia!”

“Ngrihu këtu, shoqja më e mirë Adele”, tha ylli i “Black Adam”.

.@Adele accepting her award for for ‘Best Pop Solo Performance’ at the #Grammyspic.twitter.com/WrGwcEqHCO

— Adele Access (@AdeleAccess) February 6, 2023

Showbiz Adele Grammy the rock