Sport24 Shkurt 2022, 19:46

“Moment i paharrueshëm”, Armando Broja i bën dhuratën emocionuese tifozit të tij (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Moment i paharrueshëm”, Armando Broja i bën dhuratën

“Moment i paharrueshëm”, Armando Broja i bën dhuratën emocionuese tifozit të tij (Foto)

Armando Broja po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një protagonist tek ekipi i Sauthemptonit, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke u kthyer në një idhull të vërtetë për tifozët e tij.

Kësaj radhe, sulmuesi i kombëtares kuqezi, i ka bërë një dhuratë të paharrueshme një prej tifozëve të tij.

Broja i dha këtij tifozi të veçantë, një prej uniformave të tij dhe gjithashtu mori kohën për të bërë disa foto me të.

Klubi i Sauthemptonit i postoi këto foto në faqen e Instagramit, ku shkruan dhe ndjesinë që ka pasur tifozi në momentin kur takoi idhullin e tij: “Një moment i paharrueshëm”.

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)

Sport Armando Broja sulmuesi i kombëtares shqiptare