Sport 9 Tetor 2022, 19:22

Momente paniku në Londër, sulmuesi i Arsenalit bie në tokë, rikthehet në fushë falë ndihmës së shpejtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Momente paniku në Londër, sulmuesi i Arsenalit bie në tokë,

Momente paniku në Londër, sulmuesi i Arsenalit bie në tokë, rikthehet në fushë falë ndihmës së shpejtë (Video)

Aktualisht po luhet supersfida e Premier Ligës Arsenal-Liverpul, e cila deri në këto momente është mbërthyer në barazim 2-2. 

Një dalje e shpejtë e “Topçinjve” dhe një aksion model i ekipit londinez i kushtoi shumë “The Reds”, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e parë. Odegard dha një asist magjik për Martinelin, me 21-vjeçarin brazilian që me shumë stil çoi sferën në fundin e rrjetës. 

Blerja e shtrenjtë e verës tek ekipi i Jurgen Klop, Darvin Nunjez u kritikua në fillimin e sezonit pasi nuk po justifikonte paratë e shpenzuara për të, por me golin e barazimit sot i bëri ata të mendoheshin 2 herë. 

Diaz përparoi mirë nga krahët dhe gjeti uruguajanin, që i duhet të rrëshqasë për të mbërritur topin në minutën e 34. Ekipi i Artetas e mbylli fraksionin në avantazh, pas golit të Saka. Liverpuli nuk u dorëzua dhe barazoi me Firminjon, sapo filloi e dyta. Momente paniku në Londër në minutën e 58, kur Zhesus ra në tokë pas një  përplasje me Nunjez. Gjithsesi, ylli i njohur u rikthye në fushë, pasi mori ndihmën mjekësore. 

Sport Arsenal Gabriel Zhesus Liverpul