Sport30 Janar 2022, 17:48

Momente të papritura në finalen e “Australian Open”, aktivistja i dërgon mesazh të fortë qeverisë (Fotot-Video)

Shkruar nga Pamfleti
Momente të papritura në finalen e “Australian Open”,

Momente të papritura në finalen e “Australian Open”, aktivistja i dërgon mesazh të fortë qeverisë (Fotot-Video)

Finalja e “Australia Open” mes Nadal dhe Medvedev, pati shumë emocione por dhe momente të papritura. Në këtë finale “titanësh”, nuk mungoi hyrja në fushë e tifozëve. 

Gjatë setit të dytë, kur Nadal po bënte shërbimin, një tifoze femër kapërceu barrierën dhe hyri në fushë. Në atë moment, ajo u neutralizua menjëherë nga rojet e sigurisë, të cilët e përcollën jashtë më pas. 

Ajo mbante me vete një parullë ku shkruhej: Hiqni paraburgimin për refugjatët. 

Eventi i këtij viti të “Australia Open”, u fokusua më shumë jashtë me çështjen e Xhokoviçit se sa të luajturit në fushat me dhe.  

Some bozo just jumped out of the stands onto the court (probably about three meters), got dragged out.#AusOpen pic.twitter.com/u4xzjTaIEf

— Ben Rothenberg (@BenRothenberg) January 30, 2022

Sport finalja e “Australia Open” Nadal dhe Medvedev