Politike14 Shtator 2018, 09:18

“Momenti të them disa të pathëna”! Rama tregon me çfarë u përball në Kryeministri. Kush i vodhi dhuratat?

Shkruar nga Pamfleti
“Momenti të them disa të pathëna”! Rama tregon me

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e kaluar për propozimin e Bashës për të bërë Vetting në politikë, duke mbështetur këtë ide.

Teksa u pyet nga gazetarja Eni Vasli për këtë çështje, kryeministri Rama u ndal të tregonte se kur ka hyrë në kryeministri nuk ka gjetur asnjë dhuratë që ju është bërë paraardhësve të tij, duke lënë në pikëpyetje se kush i ka marrë ato.

“Kur jam bërë kryeministër në godinën e kryeministrisë ku nuk kishte asnjë dhuratë, ndërkohë që në të gjitha kryeministritë e vendeve serioze apo normale, dhuratat që vijnë për kryeministrat, kur kalojnë një vlerë simbolike, regjistrohen dhe qëndrojnë aty. 

Për herë të parë Kryeministria ka një regjistër të dhuratave të çmuara dhe unë nuk i kam marr me vete, por i kam lënë aty. Nuk e di, a i kanë marrë apo ua kanë marrë. Kur kam hyrë në Kryeministri i kishin marrë të gjitha, nuk kishte asgjë. Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. 

Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia”, u shpreh Rama.

Politike Edi Rama Vettingu në politike