
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar trazira të mundëshme në protestën e 26 majit. Në do udhëhiqemi nga qytetarët, ne jemi peng i qytetarëve do shikojmë se çfarë do bëjnë ata ditën e shtunë. Kryemadhi pas daljes nga salla e Kuvendit, është shprehur se nuk dihet nëse do qëndrojnë në shesh. Të gjithë e shikojmë që nuk ka më asnjë shpresë për të pasur besimin tek kjo maxhorancë.
Sot tregoi edhe njëherë se nuk ka më shpresë dhe asnjë të ardhme. Kanë uzurpuar parlamentin. Sot ngjarja në Kuvend, nuk ka më asnjë zgjidhje, por e vetmja zgjidhje është vetëm dalja në rrugë, dhe për ti thënë Ramës se ka ngelur vetëm. Është një tellall i dalë boje që ndryshon fasadën e trupit të tij me ngjyra.Dua tu bëj të qartë edhe njëherë, mos ndaloni në asnjë moment duke qenë se jeni ata që na jepni shpresë.