Politike22 Mars 2018, 09:43

Monika dhe Iliri dridhen nga frika. Nisin luftën me Amerikën. Fusin Manjanin që të godasë ambasadën: SHBA-të pislliqe, ti

Shkruar nga Pamfleti
Monika dhe Iliri dridhen nga frika. Nisin luftën me Amerikën. Fusin

Hysaj: Norvegjia na tregon sa vlejmë, për Kombëtaren bëj cdo rol në fushë

Ndërkohë që puna më e madhe e Ambasadës Amerikane në Tiranë, është fokusuar në zbatimin e Vettingut dhe në arrestimin e të gjithë të inkiminuarve në Shqipëri, LSI duket se po e humbet toruan.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta nga frika e arrestimit, pas skandalit të Adriatik Llallës dhe njerëzve të tyre të tjerë, duket se janë në pikë të hallit.

Ata janë zënë aq ngushtë, sa i kanë hapur luftë edhe Amerikës. Kanë futur në lojë Ylli Manjanin.

Në një postim në rrjetin e tij social, Manjani fton qytetarët që të bllokojmë Ambasadën Amerikane pasi po na mëson me pislliqe.

Ja çfarë shkruan Manjani në Facebook:

Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene!

Politike ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani