
Monika e Meta në trafikun e drogës, dy shoferët personalë u kapën me 26 kg kokainë dhe Almir Rrapo u rrëfye te FBI
Trafikimi i drogës dhe përzierja në krimin e organizuar e kreut të LSI dhe Presidentit ka qënë zyrtare, pasi dy shoferët e Monikës, Shkëlqim Konçi dhe Edi i Drini Kryemadhit u arrestuan për trafik kokaine dhe u dënuan me 15 vite burg.
“Viktima” e tyre ishte Arben Rakipi që u shkarkua nga posti i kryeprokurorit, nga aleanca Meta-Berisha më 2001.
“Produkti” më i madh i botës së krimit i Meta-Kryemadhit ishte Almir Rrapi, i penduari i drejtësisë amerikane. FBI dhe drejtësia shqiptare i kanë bërë gati dosjet e mëdha të trafikut të drogës së kësaj familjeje, për t’ia kaluar për hetim SPAK, menjëherë sapo të ngrihet, ndaj është acaruar Monika që sulmon SHBA-të
Përfshirja në trafikun e drogës e Monika Kryemadhit ka qënë zyrtare, përderisa njerëzit më të afërt që shërbenin e lëviznin vetëm me urdhër të saj, janë kapur dhe dënuar për drogë.
Pa hyrë thellë në akuzat që ka kaluar para dhe drogë në pikat e kalimit kufitar dhe në aeroportin shqiptar dhe me karrocën e fëmijëve, po evidentojmë dy raste flagrante që e vertetojnë përfitimin e Kryemadhit dhe për pasojë dhe Metës nga trafiku i drogës.
Rasti i parë është bërë publik dhe ka të bëjë me ish shoferin e saj personal, Shkëlqim Konçi, i cili u kap me 20 kilogramë kokainë teksa po i zhvendoste atë drejt Kosovës, për ta futur në tregun europian.
Ai u dënua me 11 vite burg për trafik droge të fortë, por asnjëherë nuk doli në skenë Monika Kryemadhi si pronarja e vërtetë e kësaj sasie tepër të madhe të kokainës për atë kohë, që lëvizte nga Shqipëria. Konçi nga Tirana ka qënë shoferi personal i Monikës për një kohë shumë të gjatë.
Kjo çështje penale në atë periudhë u hetua nga Prokuroria dhe gjykata dënoi shoferin e Monikës, Konçi. Por nga ana tjetër krijoi aleancën dytë mes Berishës e Metës në Kuvendin e Shqipërisë dhe përmes kësaj aleance fluide u shkaktua dhe “viktima” e parë, Arben Rakipi, i cili shkarkohet si Kryeprokuror.
Por nuk u mbyll trafiku i drogës i Monika Kryemadhit me shoferët e saj. Bëhet fjalë për arrestimin e ish shoferit të PS në atë kohë dhe shoferit të kreut të rrugëve Drini Kryemadhit, vëllait të Monikës.
Nuk mund të akuzojmë Drinin për trafikun e drogës, por Edi shoferi që dhe në makinë udhëtonte me rroba firmato, arrestohet dhe dënohet me burg për trafik droge, 6 kg kokainë. Më shumë shërbente si shoferi i Monikës dhe arrestimi, dënimi i tij dhe dalja para kohe nga burgu u bë në heshtje të plotë.
Dhe nuk ishte rasti i fundit, pasi do të arrestohet një tjetër njeri i afërt i familjes Meta-Kryemadhi. Për shkak të marrëdhënies së vashdueshme të Monikës me elementët e botës së krimit, skandali tjetër ishte akoma më i rëndë.
Më 2 korrik 2011, brenda në ambasadën e SHBA në Tiranë, autoritetet amerikane arrestuan Almir Rrapon, këshilltar i parë i zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtem të asaj kohe Ilir Meta.
Almir Rrapo anëtari i një prej bandave më të dhunshme e më të frikshme të shqiptarëve në Nju York, kishte arritur të kishte shoqërinë e Monikës, të bëhej pjesë e strukturës së saj të rekrutimit të të rinjve në LRI dhe të dërgohej në zyrën e Ilir Metës si njeriu me të ardhme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Madje duke i besuar dhe postën sekrete të MPJ.
Kryemadhi ishte “tutorja” e Almir Rrapos, pavarësisht se me Ilir Metën pastaj pati një “dashuri” me shikim të parë, i bashkoi rruga e lehtë e pasurimit përmes krimit.
Historia e Almir Rrapos dihet tashmë pas rënies në duart e “ustallarëve” të FBI-së amerikane, duke u kthyer në një nga të penduarit e mëdhenj shqiptarë të drejtësisë amerikane, dhe për pasojë është rrëfyer dhe për të gjitha bëmat e Metës dhe Monikës.
Ndaj Kryemadhi nuk lë rast pa shfrytëzuar për të sulmuar ambasadën dhe ambasadorin e SHBA, ndërkohë që akuza e saj për narkoshtetin në Shqipëri krijon vërtetë ndjenja humori.
Me sa duhet FBI amerikane dhe drejtësia shqiptare i kanë bërë gati dosjet e mëdha të trafikut të drogës së familjes Meta-Kryemadhi, për t’ia kaluar për hetim SPAK, menjëherë sapo të ngrihet, ndaj është acaruar Monika që sulmon SHBA-të./Pamfleti