Aktualitet31 Janar 2023, 07:55

Monika Kryemadhi thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi thirret në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur këtë të martë në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Ajo do të jetë në Prokurori në orën 10:00. Thirrja e Kryemadhit vjen pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj, ku tha se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

Pak ditë më parë, Kryemadhi publikoi një material ku sipas saj vërtetoheshin shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve dhe shtoi se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës ku transportohen mbetje edhe nga bashkitë e tjera.

Hera e fundit kur u paraqit në SPAK ishte në tetor të vitit të kaluar, kur u shfaq me dosje të kuqe në dorë në Prokurorinë e Posaçme. Ajo iu përgjigj për më shumë se 2 orë pyetjeve të prokurorëve pasi ishte thirrur si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.

Kryesore Monika Kryemadhi SPAK