Fenomeni që tronditi kupolën politike në Tiranë, ministrave dhe drejtorëve të LSI u vodhën paratë e korrupsionit në banesa, grupi misterioz kishte informacion të detajuar për lekët që ishin paketuar për Monikën
Në vitet 2014-2015, po ndodhte një fenomen i pazakontë dhe që po trondiste kupolën politike të Tiranës: Ministrave dhe drejtorëve të korruptuar të Ilir Metës po u vidheshin çantat me paratë e korrupsionit nëpër banesat e tyre. Në pamundësi për t’i siguruar paratë e pista nëpër banka, për shkak se linin gjurmë dhe mund të vinin në lëvizje Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, grupi i hajdutëve në LSI, me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, i fshihnin paratë nëpër apartamentet dhe vilat e tyre, para se një pjesë të tyre t’i dorëzonin tek kryetarja e bandës, Monika Kryemadhi. Pra, ishin para që duhet të dërgoheshin tek Monika Kryemadhi, përmes njerëzve të besuar.
Por, një grup misterioz hajdutësh të sofistikuar nisi t’u vidhte paratë nëpër banesa ministrave, deputetëve dhe drejtorëve të LSI. Ajo që alarmoi më shumë bandën e Metës dhe Kryemadhit, ishte fakti se grupi misterioz ishte i informuar deri në detaje për sasinë e parave të çdo ministri, drejtori dhe deputeti të LSI, vendin ku i kishin fshehur paratë, kohën kur i kishin futur në banesë, kohën kur do t’i nxirrnin nga banesa për t’i dorëzuar tek krerët e ndërmarrjes etj. Ndërsa vjedhja e parave të korrupsionit në banesa vijonte, nuk pati asnjë denoncim as në polici dhe as në prokurori, për shkak se paratë ishin të paligjshme dhe një denoncim i mundshëm do të hapte telashe të tjera.
Të vetmet sinjale për këtë fenomen ishin disa raportime sporadike mediatike, bazuar në burime shumë të rezervuara, që flisnin për shuma deri në 1 milionë euro që u ishin vjedhur ministrave dhe drejtorëve të LSI-në në banesa. Mes anëtarëve të bandës nisi kështu të instalohej një klimë mosbesimi. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta dyshonin se vjedhja e parave mund të ishte një mashtrim i ministrave dhe drejtorëve për të mos ndarë pjesë në parti. Nga ana tjetër, ministrat dhe drejtorët dyshonin se pas vjedhjes mund të fshiheshin njerëz të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Teksa vjedhjet nuk po ndaleshin, Ilir Meta humbi qetësinë dhe u hodh në sulm kundër Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm. Meta dyshonte se grupi misterioz mund të kishte lidhje me strukturat e shtetit, por nga ana tjetër kërkonte mbrojtje nga policia, por pa bërë denoncim dhe pa marrë vesh njeri për fenomenin. Në qershor të vitit 2014, Ilir Meta nxori në skenë 12 deputetë të tij, duke i kërkuar Ramës shkarkimin e ministrit Tahiri. Një nga deputetët e Metës tha se “Deputetët e LSI së shpejti do marrin një iniciativë ku do ti drejtohen kryeministrit Rama për largimin e të paktën një Ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej Ministrave të kabinetit për performancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në kuvend të mishërojmë zërin e votuesve. Asnjë nga deputetët e LSI nuk ka hyrë në zyrat e Ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit”.
Edi Rama e refuzoi në këtë rast presionin e LSI-së, por edhe Ilir Meta nuk këmbënguli, pasi një nismë e tillë mund të nxirrte në pah skandalin e rëndë. Saimir Tahiri i rezistoi këtij presioni të Metës, por edhe sulmeve dhe kërcënimeve të tjera, deri ku u largua nga qeveria Rama. Koha e tregoi se vjedhja e parave të hajdutëve në LSI nuk kishte asnjë lidhje me policinë. Saimir Tahiri u largua nga qeveria në mars të vitit 2017, ndërsa vjedhjet në banesat e hajdutëve të LSI-së vijuan deri kur Rama e përzuri Metën nga qeveria, duke i shkarkuar të gjithë ministrat dhe drejtorët. /Pamfleti