Aktualitet26 Prill 2018, 18:13

Monika nxjerr Shabanin për të sharë Amerikën: Ne jemi të ndershëm

Shkruar nga Pamfleti
Monika nxjerr Shabanin për të sharë Amerikën: Ne jemi

Monika nxjerr Shabanin për të sharë Amerikën: Ne jemi të ndershëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas intervistës dhënë për Zërin e Amerikës të njërit prej autorëve të shkrimit në revistën amerikane “Mother Jones”.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi i LSI shprehet:

“Lidhur me deklaratat e kolegut të MotherJones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë. Shaban Sulçe. Zyra e Shtypit LSI”.

Friedman: Artikulli i “Mother Jones”, i bazuar në fakte

LSI reagoi të mërkurën rreth shkrimit të revistës Mother Jones, duke e quajtur atë “manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar.” Lidhur me deklaratat e LSI-së, Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës mori reagimet e njërit prej autorëve të shkrimit të revistës Mother Jones, Dan Friedman:

Zëri i Amerikës: Zoti Friedman, zyra e shtypit e LSI-së e quan artikullin tuaj në Mother Jones një manipulim, mashtrim dhe të pa bazuar në fakte. Cila është përgjigjja juaj?

Dan Friedman: Provat që ne paraqesim janë në artikull. Pra provat janë dhe nuk ka mashtrim. LSI-ja kishte kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve tona. Shumicës së tyre ata realisht nuk iu përgjigjën. Kjo ngre pyetjen se përse po u shmangen përgjigjeve dhe dalin me akuzën ne se po sajojmë gjëra të paqena.

Zëri i Amerikës: Si arrini ju në përfundimin se kontrata e Grupit McKeon e nënshkruar më 24 mars 2017 me firmën fantazmë Dorelita është në thelb një kontratë me LSI-në, kur ju bazoheni në një burim që nuk e identifikoni? Cili është ky burim?

Dan Friedman: Nuk mund ta identifikoj burimin përveç asaj që thuhet në artikull, por bëhet fjalë për një person që ka dijeni për këtë kontratë dhe hollësitë e saj si dhe mbi përpjekjet lobiste të zhvilluara në këtë rast. Së dyti, artikulli nuk mbështetet vetëm në këtë burim.

Ne raportojmë gjithashtu se zyra e senatorit Mike Lee ka deklaruar se fjala ishte për një takim me politikanë shqiptarë dhe nuk kishte të bënte me firmën Dorelita, e cila qëndronte prapa lobimit. Vetë LSI-ja vë në dukje se zoti Tavo ka qenë në SHBA në këtë kohë dhe me sa duket ka qenë i pranishëm në takime. Do të doja të dija se përse ndodhej ai në SHBA.

Sociale Monika nxjerr Shabanin për të sharë Amerikën: Ne jemi të ndershëm