Showbiz28 Shkurt 2022, 20:43

‘Monikën u përpoqa ta tërhiqja drejt finales’, Iliri flet për debatin brenda shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti
‘Monikën u përpoqa ta tërhiqja drejt finales’, Iliri

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, ka folur për raportet me konfkurrentët brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Iliri foli edhe për debatin me Monika Lubonjën. Ai tha në “Breaking” se nuk e ka parë kurrë Monikën si finaliste, por gjithsesi u përpoq ta tërhiqte drejt finales.

“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, u shpreh Iliri.

Sakaq, ai komentoi edhe deklaratën e Monikës pak ditë më parë. Aktorja tha se ka qenë lezeti i Ilirit në “Big Brother VIP”. Ndërkohë Iliri u shpreh se aktorja nuk është akoma në shinat e arsyetimit.

“Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit, nuk ke çfarë t’i komentosh”, deklaroi balerini.

Showbiz Big Brother Iliri monika