Anti-Mafia22 Shkurt 2022, 15:43

“Monstra” Erion Veliaj shpik tender 360 milionë lekë, për të larë koshat dekorativë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Monstra” Erion Veliaj shpik tender 360 milionë lekë, për të larë koshat dekorativë në Tiranë

Milionat do t’i jepen firmës së Agim Kajmakut, si konvertim për shpenzimet që po bën gjatë fushatës në Vorë/ Përveç korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve e pasurive të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku më i korruptar i Ballkanit, nuk po ndalet as këto ditë kur është nën hetim nga SPAK dhe është thirrur nga komisioni hetimor parlamentar, për aferën e landfillit të Sharrës, bërë me trafikantët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, duke menduar se do ta shpëtojë Babloku që po e përdor, siç përdori dhe braktisi e çoi në pranga të tjerët

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, po i shton tenderët objekt i SPAK, me bazë vjedhjen e fondeve publike që i jep shteti dhe të ardhura nga taksat lokale, që u zhvat banorëve e bizneseve të Tiranës me dhunë.

Fakti që po publikojmë sot, tregon shpikjen e re për të vjedhur, nëpërmjet një tenderi me kazanët e plehrave, sektor ku kryebashkiaku rekord korrupsioni Erjon Veliaj, ka përvojë për të zhdukur gjurmët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Më 21 shkurt, ai ka publikuar në Buletinin e Prokurimeve, procedurën e tenderit me vlerë fondi limit 360 milionë lekë me TVSH, për larjen e koshave dekorativ të Tiranës, që në fakt është një pagesë fiktive, për dy arsye.

Së pari, për koshat dekorativ të Tiranës, nuk ka nevojë të behët tender i veçantë, mbasi ato janë brenda pagesës së pastrimit të Tiranës, proces për të cilin Erjon Veliaj paguan 4 milionë Euro në vit firmën mafioze ‘ECO-Tirana’ të grupit mafioz Ndraghet’a.

Kjo firmë e cila është në ortakëri 49% me Bashkinë e Tiranës e me administrator zv/kryetarin Arbjan Mazniku, ka detyrim që përveç ndarjes e grumbullimit të plehrave, të mirëmbajë e mbajë pastër koshat publik, mes tyre dhe koshat dekorativë të qytetit.

Së dyti, Bashkia ka afro 400 punonjës pastrim-gjelbërimi, të cilët kanë detyrë që bashkë me firmën ‘ECO Tirana’, të pastrojnë jo vetëm mbetjet brenda koshave dekorativë e t’i hedhin te konteinerët e mëdhenj, por dhe t’i mbajnë pastër me larje e bojatisje, mbasi bashkia harxhon 210 milionë lekë në vit për këtë.

Ky tender që do bëhet më 1 mars, vetëm 5 ditë para datës së zgjedhjeve të pjesshme, dhe flitet se do t’i jepet firmës së gjelbërimit “A.M.E 2020” të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, për të zëvendësuar shpenzimet që po bën për fushatën e kandidatit të PS, Blerim Sherra në Vorë.

Përshtypje bën guximi i Erjon Veliajt për të vjedhur me tenderë, edhe këto ditë kur është nën hetim nga SPAK dhe është thirrur nga Komisioni Hetimor Parlamentar, për aferën e landfillit të Sharrës, bërë me trafikantët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Mirëpo kështu ndodh, kur si i zhytur në llum deri në fyt, Lali Erit nuk i bën përshtypje se po zhytet më thellë, me mendimin se do ta shpëtojë Babloku që po e përdorë, siç përdori dhe braktisi e çoi në pranga të tjerët./Pamfleti

Anti-Mafia #“Monstra” Erion Veliaj #për të larë koshat dekorativë në Tiranë #shpik tender 360 milionë lekë