Sport26 Gusht 2022, 21:07

Monza e Berluskonit nuk “shkrep”, mundet me përmbysje në shtëpi dhe mbetet e fundit në Serinë A (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Monza e Berluskonit nuk “shkrep”, mundet me përmbysje në

Monza e Berluskonit nuk “shkrep”, mundet me përmbysje në shtëpi dhe mbetet e fundit në Serinë A (Video)

Monza e Silvio Berluskonit ishte ngjitur me shumë dëshirë në Serinë A, por realiteti tregon se skuadra debutuese në elitë, do ta ketë shumë të vështirë të mbijetojë aty. Sot, ekipi është mundur në shtëpi me shifrat 2-1 me përmbysje nga Udineze dhe pas tre javësh regjistron 0 pikë.

Kolpani i dha avantazhin Monzës në pjesën e parë, edhe pse ishte Udineze e cila krijoi më shumë lojë dhe raste. Beto vendosi shpejt baraspeshën dhe miqtë më pas kërkuan me ngulm golin e avantazhit, i cili erdhi 15 minuta nga fundi i ndeshjes me Udogi, i cili festoi në mënyrën më të mirë transferimin e tij te Totenhemi. Monza provoi në minutat e fundit por nuk ia doli të shënonte e kështu takimi me pikët e para në Serinë A, u shty për sfidën e radhës.

Sport Monza Seria A Udineze