Showbiz 2 Maj 2019, 15:45

Morena Taraku “kërcënon” publikisht gazetarët: Do të paditeni nga menaxhuesit turq

Shkruar nga Pamfleti

Morena Taraku "kërcënon" publikisht gazetarët: Do të paditeni nga menaxhuesit turq

Morena Taraku është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare e cila është shpërngulur në Turqi aty ku vijon karrierën e saj muzikore.

Morena komentohet shpesh në mediat rozë si për anën e saj profesionale ashtu edhe për atë personale. Para pak muajsh u nda nga miliarderi iranian Sasha Sobhani, ndërkohë që ditën e djeshme në disa media online u shpërnda lajmi se ajo është në një lidhje me këngëtarin e njohur Jalal Oba.

U tha se dyshja kanë muaj që janë të lidhur dhe madje shumë shpejt do të sjellin dhe një këngë bashkë. Megjithatë pak minuta më parë, Morena ka reaguar lidhur me këto lajme duke shpërthyer kundër mediave dhe duke mohuar lidhjen.

“E di çka kam për juve, kurgjo më shumë se një: (gishti mesit). Jeni kot dhe kot keni për të qenë o turpi Kosovës, gazetar pa shkollë… Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë. E di që ju intereson jeta ime private por është shumë e shtrenjtë, s’keni mundësi me ble info për atë. S’di pse merreni me mua kur unë nuk jetoj në Kosovë e një ndër arsyet është se kurrë nuk më përkrahët, pse nuk shkruat që mora çmim para dy ditëve në mesin e 80 milion banorëve??? Po edhe një pyetje kam unë, kam këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk bëtë ndonjë lajm që jam në lidhje me të?! Hahahah sa turp që jeni. Një gjë tjetër ju them se tashmë jam me menaxherin turk, çdo lajm që del kot do të paditeni se boll keni manipuluar me klikime që të fitoni 10 euro më shumë në ditë.”, ka përfunduar Morena.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz gazetarët kërcënime Morena Taraku