Sport18 Mars 2022, 17:12

Mori mbështetjen e FIFA-s, por jo të Gjykatës së Apelit; mbetet në fuqi masa e pezullimit për Armand Dukën

Shkruar nga Pamfleti
Mori mbështetjen e FIFA-s, por jo të Gjykatës së Apelit;

Mori mbështetjen e FIFA-s, por jo të Gjykatës së Apelit; mbetet në fuqi masa e pezullimit për Armand Dukën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku. Në vendimin e plotë, bëhet e ditur se fillimisht është rrëzuar kërkesa e të pandehurve për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.

Gjykata i ka cilësuar të drejta akuzat e ngritura, duke gjetur shkelje të rënda nga Duka dhe Shulku. Në vendimin e saj, Gjykata thotë se shkeljet e realizuara nga Duka dhe Shulku përbëjnë vepër penale.

Duka vijon në këtë mënyrë të jetë nën hetim dhe i pezulluar. Lënia në fuqi e kësaj mase erdhi këtë të premte, ku më herët avokatët e tij kishin kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, kërkesë kjo e cila nuk u pranua.

Vendimi i plotë

Ne perfundim te gjykimit te ceshtjes lidhur me ankimin ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me te cilin u caktua masa e sigurimit ndaluese “pezullimi i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik”, ju informojme se:

Se pari: kerkesa e ankuesve per perjashtimin e gjyqtarit te ceshtjes mbi shkakun se ai eshte zgjedhur ne Dhomen Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve, nuk u pranua, pasi gjyqtari nuk e ka ushtruar asnjehere kete funksion, qe mundesohej vetem me leje te Keshillit te Larte Gjyqesor, leje qe nuk eshte dhene ne rastin konkret (arsyetimi per kete ceshtje, ju dergohet se bashku me kete njoftim)

Se dyti, lidhur me gjykimin, ceshtja u shqyrtua me ankimin e tre personave nen hetim A. D., I. Sh. dhe A. M., te cilet kerkuan ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkeses se prokurorit per caktimin e mases ndaluese. Sipas ankuesve, mungon dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova, per kryerjen e ndonje vepre penale, si dhe asnje prej tyre nuk eshte marre i pandehur dhe as ushtron nje funksion publik, referuar organizimit ne formen e nje OJF-je (shoqate), qe operon ne menyre te pavarur nga shteti.  Po ashtu, vete prokurori ka kerkuar pezullimin nga ushtrimi i nje veprimtarie profesionale apo afariste, cka sipas anluesve, tregon se edhe organi i akuzes ka qene i bindur, se personat nen hetim nuk jane funksionare publike. Lidhur me kete pretendim, mbrojtesi i ankuesve, referoi nje sere normash te se drejtes nderkombetare dhe asaj te brendshme.

Ne vijim, mbrojtja parashtroi pretendimet mbi hetimet qe sipas saj bazohet ne disa shkrime ne media, nderkohe nuk ka asnje prove lidhur me objektin e hetimit dhe vepren penale te falsifikimit.

Kundrejt pretendimeve te ankuesve, prokurori i apelit Z. Genti Xholi, i kerkoi gjykates te miratoje vendimin e ankimuar, si nje vendim i drejte.  Prokurori mbajti qendrimin se gjykata e shkalles se pare u ka dhene pergjigje te gjitha pretendimeve te ngritura nga ankuesit.  Prokuroria ka filluar nje procedim penal konform ligjit procedural, ndersa masa e caktuar garanton hetimin dhe ligji e percakton ate me afat tre mujor.

Ne perfundim te gjykimit, ne vleresim te pretendimeve te ngritura ne ankimet e personave nen hetim, Gjykata e Apelit Tirane vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 492/1 akti, date 04.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sport Armand Duka Gjykata e Apelit Ilir Shulku presidenti i FSHF Sekretari i Përgjithshëm