Kronike 8 Dhjetor 2022, 09:42

Mori peng gruan dhe e dhunoi fizikisht, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Mori peng gruan dhe e dhunoi fizikisht, arrestohet 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar është arrestuar pasi mori peng bashkëshorten e tij si dhe e dhunoi fizikisht. Mësohet se 33-vjeçari me iniciale A. Sh e kishte marrë me forcë bashkëshorten nga vendi i punës , e çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte rrahur.

Bëhet me dije se e reja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.”-njofton policia.

Kronike Arrestim Dhune policia e Tiranës