Politike24 Nëntor 2022, 10:44

‘Mos bëni viktimën’/ Lindita Nikolla nuk i jep fjalën, Berisha futet live në FB

Shkruar nga Pamfleti
‘Mos bëni viktimën’/ Lindita Nikolla nuk i jep

‘Mos bëni viktimën’/ Lindita Nikolla nuk i jep fjalën, Berisha futet live në FB

Me debate po shoqërohet kjo seancë e sotme në Kuvend që do të jetë maratonë, ndërsa pritet miratimi i marrëveshjes për portin e Durrësit.

Berisha kërkoi fjalën për replikë ndaj deputetit Taulant Balla, ndërkohë që Nikolla nuk e lejoi që të fliste.

“Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën”, tha Nikolla.

Pasi ish kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit, ndonëse kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i dha fjalën, ai nisi të flasë përmes FB të tij.

Ndonëse Nikolla i kujtoi rregulloren dhe se do të përjashtohej, ai vijoi të fliste dhe kryetarja e kuvendit ndërpreu seancën për 5 minuta.

Politike #mos beni viktimen #Sali Berisha live ne FB Lindita Nikolla