Bota26 Mars 2022, 19:19

SHBA kërkon ndryshim të pushtetit në Rusi/ Biden thirrje rusëve: Rrëzoni Putinin, po drejtoheni nga një diktator

Shkruar nga Pamfleti
SHBA kërkon ndryshim të pushtetit në Rusi/ Biden thirrje

Poland Russia Ukraine War

Presidenti i amerikan Joe Biden i ka dërguar një mesazh të fortë “Carit” rus Vladimir Putin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbajtur një fjalim madhështor në Poloni para largimit, ku përveç fjalëve inkurajuese drejtuar ukrainasve, nuk ka lënë pas edhe akuzat për homologun rus.

Ai ja ka bërë të qartë se as nuk duhet ta çojë ndërmend një sulm ndaj shteteve të NATO-s. “Mos e çoni ndërmend të prekni edhe 1 cm tokë të NATO”, tha ai. Duke folur në Vrashavë, ai tha se SHBA janë të përkushtuara ndaj detyrimeve për mbrojtjen kolektive të vendeve të NATO.

“Forcat amerikane nuk janë në Evropë për t’u përfshirë në konflikt me forcat ruse, forcat amerikane janë këtu për të mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha ai. Më tej Buiden dërgoi një mesazh edhe për popullin rus: “Unë gjithmonë ju kam folur drejtpërdrejt dhe sinqerisht juve, popullit rus dhe më lejoni ta them këtë nëse jeni në gjendje të dëgjoni: Ju, populli rus nuk jeni armiku ynë. Unë refuzoj të besoj se ju mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm ose të pranoni që spitalet, shkollat, maternitetet – për hir të Zotit – të goditen me raketa dhe bomba ruse”, tha Biden.

Presidenti amerikan deklaroi me forcë se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të jetë më udhëheqësi i Rusisë. “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Biden. Ai e cilësoi Putinin si një diktator dhe tiran që dëshiron të rindërtojë një perandori. Ai ka lëshuar shumë kritika të ashpra ndaj Vladimir Putin. “Një kriminel dëshiron të portretizojë zgjerimin e NATO-s si një projekt perandorak që synon destabilizimin e Rusisë. Asgjë nuk është e vërtetë. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ajo kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e Rusisë”, tha Biden.

Bota Biden Poloni Putin