Aktualitet 7 Maj 2018, 18:46

Mos e humbisni në asnjë mënyrë këtë lajm! Nëse ju dhemb ky krah keni probleme me zemrën

Shkruar nga Pamfleti
Mos e humbisni në asnjë mënyrë këtë lajm!

Sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e sulmeve të zemrës ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës, ku arteret koronare ngushtohen dhe gradualisht aty krijohet një material dhjamor.

Edhe pse sulmi i zemrës nuk shkakton gjithmonë vdekjen, komplikimet mund të shpijnë në një pasojë fatale.

Problemet me frymëmarrje, lodhja dhe ndjenjat e mëdha të shqetësimit, dhe dhimbjes që udhëtojnë nga gjoksi e deri te duart janë shenja të sulmit të zemrës – por cila dorë ka tendenca të dhemb gjatë një sulmi të zemrës?

E sipas ‘NHS Choices’, zakonisht dhemb dora e majtë, ndonëse të dy duart mund të kenë dhimbje.

Por dhimbja shtrihet edhe në pjesë tjera të trupit nga gjoksi, e jo vetëm te duart.

Ata të cilët përjetojnë sulm në zemër mund të përjetojnë dhimbje edhe në qafë, në abdomen, në shpinë dhe në mjekër.

Sakaq simptomat tjera të sulmit të zemrës përfshijnë djersitjen, kollitjen, etj.

Nëse vëreni ndonjërën nga këto simptoma, urgjentisht thirrni emergjencën!

KËSHILLË: Edhe nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se jeni duke pasur sulm në zemër, prapëseprapë thirrni emergjencën. Doktorët më shumë preferojnë të zbulojnë se dikush ka gabuar sesa të zbulojnë se është shumë vonë për ta shpëtuar një jetë!

Shendeti