Politike 2 Shkurt 2023, 21:47

“Mos gënje për Ramën”, Felaj debat me Shehajn për çështjen “McGonigal”: Berisha ishte në dijeni për paratë ruse

Shkruar nga Pamfleti

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj lidhur me përfshirjen e kryeministrit, Edi Rama në çështjen McGonigal, në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Shehaj u shpreh se mazhoranca nuk mund dot ta fshehë skandalin, ku sipas tij, është i përfshirë kryeministri Edi Rama.

Ndërsa, Felaj ju përgjigj duke i kujtuar deputetit Shehaj se PD-ja ka marrë para ruse për lobim dhe shtoi se Sali Berisha ishte në dijeni për këtë.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Skandalin nuk e fsheh dot.

Ermonela Felaj: Lobimi me rublat ruse, ka dalë për herë të parë më 22 nëntor 2017.

Agron Shehaj: Ju nuk e kuptoni që e gjitha kjo ka rënë.

Ermonela Felaj: Është gazeta prestigjoze “Mother Jones” që ka shkruar dhe hetuar për çështjen e lobimit me para ruse, që Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishte në dijeni të asaj gjëje.


smile

Politike Debat Felaj Shehaj