Showbiz29 Janar 2023, 21:25

“Mos më bëj pjesë të lojërave të tua”, Kiara përplaset me Luizin: E para dhe e fundit herë që më drejtohesh me atë fjalor!

Shkruar nga Pamfleti
“Mos më bëj pjesë të lojërave të tua”,

Vijojnë zënkat mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother”. Këngëtari i ka treguar hapur ndjenjat e tij për moderatoren, por kjo e fundit duket se nuk është ende gati.

Sot debati ka nisur mbi fjalorin e Luizit, i cili nuk i ka pëlqyer Kiarës. Madje ajo i ka dhënë dhe paralajmërime.

Diskutimi

Kiara: E para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori.

Luiz: Mbarove? Mora maestron e çova ku e çova.

Kiara: Nuk më intereson fare. Isha me Maestron duke folur gjëra të tjera dhe më përmend fjalën me b. Nuk shihet respekti sa më thua “të dua” nga mëngjesi deri në darkë. Shihet se si sillesh me mua në sy të të tjerëve dhe kanë kthyer kokën të gjithë banorët e jam ndjerë shumë keq.

Luiz: Prandaj e kam bërë.

Kiara: Mua mos më bëj më pjesë të lojërave të tua. S’më intereson fare. Nuk dua të të dëgjoj derisa ta kuptosh që është gabim.

Luiz: Jam duke e bërë për Efin.

Kiara: Atë fjalë nuk e dua as për lojë e për asgjë.

Reality Show debate Kiara luiz