
Shqiptarët, të cilët ne Europë mbajnë përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive (87%), në sondazhin e nxjerrë nga KE shumica jonë vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe kushteve minimale jetësore.
Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të zhvilluar nga Komisioni Europian, rreth 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të tualetit apo dushit në shtëpi, ndërsa 43% e të pyeturve (më e larta në Europë) janë shprehur se nuk kanë mjaftueshëm hapësirë në shtëpitë e tyre.
Edhe pse 87% e shqiptarëve janë pronarë në banesat e tyre, shumica vuajnë mungesat që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshëm, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo të shtëpive me lagështirë dhe pa ngrohje.
Mesatarisht, të anketuarit, në Shqipëri janë shprehur se kanë vetëm 2 dhoma, numri më i ulët i vendeve të Bashkimit Europian dhe kandidateve për t’iu anëtarësuar.
Sipas sondazhit rreth 40% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se kanë lagështire apo rrjedhje të ujit.