Showbiz 9 Maj 2019, 13:51

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e djeshme këngëtari i muzikës live Silver Metkaj ka publikuar këngën e re të shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Mos ta nin” dhe ka një tekst mjaft interesant. Ritmet e lehta dhe folklorike të cilat e shoqërojnë projektin, të ftojnë menjëherë të kërcesh. Kënga thotë që të mos e vrasim mendjen për dashurinë, por të bëjmë qef. Klipi është xhiruar rrugëve të Tiranës dhe bie në sy makina “Jeep” e cila ngahet nga të rinjtë që po argëtohen.

Silveri njihet për performancat live që bën pothuajse çdo natë, në bar-et më me emër të Tiranës. Ai ka shumë vite në treg dhe nuk mundohet aspak të bëjë skandale apo të lakohet në portale. Silveri është vëllai i aktores së humorit, Esmeralda Metkaj, (Cubi).

Marrëdhënien e tyre e ndajnë shpesh me ndjekësit në “Instagram”, ku nuk ngurojnë të bëjnë ndjekësit për të qeshur.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz kenge Mos Ta nin Silver Metkaj