Bota30 Gusht 2022, 07:31

Moska i hakmerret BE-së, Medvedev: Çmimin i gazit do të shkojë 5 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
Moska i hakmerret BE-së, Medvedev: Çmimin i gazit do të

Dmitry Medvedev

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili  mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë  i ka dhënë një paralajmërim  të fortë Europës.

Medvedev i njohur për deklarimet e tij me shkallë të lartë cinizmi, paralajmëroi së fundi se çmimet e gazit në Evropë mund të arrijnë në 5000 euro në treg para fundit të vitit, shkruan agjencia ruse e lajmeve pro-regjimit TASS.

“Këtë po u them krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së: çmimi i gazit do të rritet në 3500 euro për mijë metër kub.

Jam i detyruar të rris parashikimin e çmimit të gazit në 5000 euro për mijë metër kub deri në fund të vitit 2022. Sinqerisht”, ka shkruar Medvedev në Telegram.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një deklaratë diversioniste apo diçka reale.

Siç është lufta ekonomike, është dhe ajo psikologjike. Medvedev duket se investohet pikërisht te kjo e dyta, duke bërë gjithnjë deklarime apokaliptike.

Ndërkohë BE-ja ka paralajmëruar ndalimin e vizave turistike për qytetarët rusë.

Bota #cmimi i gazit Medvedev Moska