Bota14 Gusht 2022, 17:57

“Moska mund të tentojë eliminimin e figurave publike”, autoritetet britanike frikë për sulme me agjentë nervorë nga shërbime ruse

Shkruar nga Pamfleti
“Moska mund të tentojë eliminimin e figurave publike”,

Shërbimi sekret britanik ka dhënë alarmin se Rusia mund të tentojë eliminimin e figurave kryesore publike në vend.

“Express”-i britanik shkruan se forcat speciale kanë ndërmarrë një operacion antiterrorist top sekret, pasi dyshimet janë se shërbimet ruse do tentojnë vrasje përmes agjentëve nervorë.

Shërbimi britanik dyshon se Moska do hakmerret mbi ndihmën që Londra po i jep Ukrainës dhe ka vënë në shënjestër politikanë dhe figura me pushtet.

Ekspertët e Kremlinit paralajmëruan se Vladimir Putin së shpejti mund t’i rikthehet taktikave të Luftës së Ftohtë dhe të përdorë grupe xhihadiste apo përfaqësues të Iranit me bazë në Britani, për të përmbushur misionin e tij.

Potenciali për sulme ndaj infrastrukturës në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një realitet i zymtë që nga 24 shkurti, por duket se tani frika është se mund të shënjestrohen persona me profil të lartë publik. Kërcënimi shkon përtej disidentëve rusë që jetojnë në Britani, pasi frika është se mund të jenë në listë politikanë të lartë. Sipas mediave britanike, siguria për deputetët, ministrat dhe ish-kryeministrin Boris Johnson është rritur ndjeshëm.

Bota Britani sulme