Bota 4 Maj 2022, 11:40

Moska shpall sanksionet e reja për 63 zyrtarë japonez, në krye të listës kryeministri, ministrat e gazetarët

Shkruar nga Pamfleti
Moska shpall sanksionet e reja për 63 zyrtarë japonez, në krye

Moska shpall sanksionet e reja për 63 zyrtarë japonez, në krye të listës kryeministri, ministrat e gazetarët

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar sanksione kundër 63 zyrtarëve, gazetarëve dhe profesorëve japonezë.

Autoritetet ruse thonë se përfshirja e tyre në listën e të sanksionuarve është sepse “janë përfshirë në retorikë të papranueshme kundër Moskës”. Reuters raporton se lista përfshin edhe kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Gjithashtu në listë është ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi dhe ministri i Mbrojtjes Nobuo Kishi, mes zyrtarëve të tjerë.

Më herët autoritetet ruse kanë sanksionuar 287 anëtarë të dhomës së ulët të Parlamentit Britanik në përgjigje të sanksioneve britanike të vendosura më parë ndaj Rusisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë rikujtoi se qeveria britanike vendosi 386 anëtarë të parlamentit rus në listën e sanksioneve më 11 mars dhe se Rusia kishte vendosur sanksione për 287 anëtarë të Dhomës së Ulët britanike.

Në deklaratë thuhej se deputetët britanikë të sanksionuar kishin një rol shumë aktiv në krijimin e sanksioneve anti-ruse dhe se ata po intensifikonin “histerinë antiruse”. Moska publikoi emrat e deputetëve britanikë të sanksionuar, të cilëve iu ndalua hyrja në Federatën Ruse.

Bota Japoni kryeminister Moskë sanksione