Bota18 Prill 2022, 19:26

Moska shton frikën e luftës bërthamore, avioni që mban raketat nukleare fluturon në kufirin ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

Rusia ka shtuar provokimet se mund të shkojë te nisja e një lufte bërthamore. Vladimir Putini i ka vënë në gatishmëri të gjithë, por frika është se ai mund të përdorë raketa me rreze të shkurtër veprimi në zona të caktuara të Ukrainës.

Në kufirin ukrainas është fotografuar një avion rus,  cili sipas “The Sun” është një avion bërthamor.

Bombarduesi strategjik TU-160 u pa në qiellin mbi Rusinë Perëndimore në mes të presionit të madh mbi Kremlinin për fundosjen e anijes Moskva në Detin e Zi. TU-160 shoqërohet nga katër avionë luftarakë rusë dhe një avion për furnizim me karburant


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Videot sot kapën katër avionë mbi rajonin e Kaluga, ku avioni kryesor shoqërohej nga 3 të tjerët. Ministria e Mbrojtjes në Moskë nuk kishte njoftuar menjëherë qëllimin e misionit.

Njerëz shumë pranë Putinit kanë deklaruar shpesh se do të shkohet te lufta bërthamore. Po ashtu edhe një ish-kreu i CIA-s paralajmëroi pak ditë më parë se kërcënimet e Putinit nuk duhet të neglizhohen.

Bota #berthamor avion Lufte