
Ministri i Mbrojtjes rus, Sergei Shoigu ka paralajmëruar se Moska nuk do të tërhiqet, por do të vazhdojë të zhvillojë treshen e saj bërthamore të raketave balistike, nëndetëseve dhe bombarduesve strategjikë, sepse këto armë janë mbrojtja kryesore për sovranitetin e saj. Po ashtu ai shtoi se Rusia do të rrisë aftësitë luftarake të forcave të hapësirës ajrore.
“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë treshen bërthamore dhe të ruajmë gatishmërinë e saj luftarake, pasi mburoja bërthamore ishte dhe mbetet mbrojtja kryesore e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë.
Ne gjithashtu do të rrisim aftësitë luftarake të forcave të hapësirës ajrore si në aspektin e punës së gjuajtësve dhe bombarduesve në zonat ku funksionojnë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të mjeteve ajrore pa pilot”, tha Shoigu.