Bota 4 Maj 2022, 21:03

Moska shton provokimet, helikopteri rus fluturon në territorin finlandez

Shkruar nga Pamfleti
Moska shton provokimet, helikopteri rus fluturon në territorin finlandez

Rusia ka shtuar provokimet ndaj Finlandës, pas vendimit të kësaj të fundit për t’i bashkuar NATO-s.

Një helikopter ushtarak rus dyshohet se ka hyrë në hapësirën ajrore finlandeze mbi qytetet Kesalahti dhe Parikkala pranë kufirit të dy vendeve, tha Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Mjeti ajror ishte një helikopter ushtarak Mi-17, i cili thuhet se ka fluturuar 4 deri në 4.5 kilometra në hapësirën ajrore finlandeze.

Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi prej mbi 1,300 kilometrash dhe incidenti i së mërkurës ndodhi mes debateve intensive në Finlandë dhe Suedi nëse do të anëtarësohen në NATO, një pyetje që ka fituar vëmendje të madhe që kur Rusia filloi pushtimin e saj të Ukrainës. Po ashtu u raportua se një avion ushtarak rus kishte shkelur për pak kohë hapësirën ajrore suedeze dhe daneze disa ditë më parë.

Bota Finlande helikopter Ukrainë.