Bota16 Qershor 2022, 17:44

Moska tenton të fusë spiunë në Gjykatën e Hagës, shërbimet holandeze zbulojnë në kohë agjentin e infiltruar

Shkruar nga Pamfleti
Moska tenton të fusë spiunë në Gjykatën e Hagës,

Moska ka tentuar të depërtojë në Gjykatën e Hagës, duke futur aty spiunët e saj. Shërbimi i inteligjencës holandeze ka zbuluar se një spiun që punonte për Shërbimin Informativ Ushtarak Rus (GRU) përdori një identitet të rremë brazilian për të udhëtuar nga Brazili në Holandë.

Spiuni duhej të fillonte të bënte praktikë pune në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ai u ndalua pas mbërritjes në Holandë dhe u kthye në Brazil. “Nëse oficeri i inteligjencës do të kishte arritur të punësohej brenda GJND-së, ai do të kishte qenë në gjendje të mblidhte dokumente dhe të përpiqej të rekrutonte burime, të cilat më pas do t’i lejonin atij të kishte qasje në sistemet dixhitale të GJND-së. Ai madje mund të ndikonte në procedurat penale të GJND-së” , thuhet në njoftimin e Shërbimit Informativ të Holandës.

Ata theksuan se spiuni, nëse do të kishte pasur sukses, mund t’i kishte ofruar Shërbimit Informativ Ushtarak Rus të gjitha informacionet e nevojshme në mënyrë që Rusia të kishte një panoramë të asaj se çfarë ndodhet në gjykatë.

I depërtuari pretendonte të ishte një shtetas brazilian, me emrin Viktor Muller Ferreira, i lindur më 4 prill 1989. Por inteligjenca holadeze zbuloi se ai quhej Sergey Vladimirovich Cherkasov dhe kishte lindur më 11 shtator 1985.

Bota #spiun rus Hagë